Zbulohet video që tregon se si Boçi dhe Luca janë përplasur fizikisht në një lokal në zonën e Labinotit në Elbasan. Një nga kamerat e sigurisë jashtë lokalit ka filmuar momentin kur biznesmeni Luca debaton me politikanin e opozitës Boçi i cili është së bashku me shoqëruesit e tij.

Ndërsa këta të fundit mbajnë për ta larguar biznesmenin, kandidati i PD e qëllon me grushta. Në pamje duket momenti kur në tokë bie një celular të cilin më pas e merr kandidati i PD Luçiano Boçi. Pas përplasjes fizike dhe verbale, Luçiano Boçi deklaroi se Luca është një rrugaç politik të cilin e denoncoi në Prokurori. Akuza bëri edhe biznesmeni i cili tha se e kishin provokuar dhe i kishin vjedhur edhe telefonin.

Në video duket në fakt vetëm një pjesë e përplasjes fizike mes të dyve dhe momenti kur një celular bie në tokë dhe merret me vete nga kandidati i PD në Elbasan, Luçiano Boçi.

Përplasja ndodh pak ditë pasi në Elbasan ndodhi një incident shumë më i rëndë kur militantë të opozitës dhe të socialistëve u shanë dhe përleshën mes tyre në ditën e verës, kur aty ndodheshin edhe kryeminstri Rama edhe lideri i opozitës.Top Channel