Pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës të cilat mbuluan qarkun e Elbasanit vendi u përball me ulje të ndjeshme të temperaturave ç’ka solli edhe një sërë problemesh në qytet.

Probleme vijon të ketë në rrugët kryesore të bashkisë së Elbasanit.

Video të mbërritura në redaksinë e Egnatia News nga qytetarët elbasanas denoncojnë faktin se në pjesën më të madhe të qytetit bashkia nuk ka vepruar për të pastruar borën apo edhe për të hedhur kripë dhe për këtë arsye shumë qytetarë kanë hasur vështirësi në lëvizje nga ku nuk kanë munguar as aksidentet.

Siç duket edhe nga pamjet amatore të filmura për të lëvizur në qytet është shumë e vështirë pasi ka shumë ngrica dhe që prej orëve të para të mëngjesit asnjë mjet nuk është parë duke pastruar apo hedhur kripë./

Egnatia news