Ky sezon ka qenë i mbarë për kulturën e ullinjve, por në qarkun e Elbasanit I cili konsiderohet si një nga epiqëndrat për kultivimin e ullirit  fermerët po hasin vështirësi për gjetjen e tregut dhe të fuqisë puntore për vjelje. Shumë prej tyre  thonë se fuqia punëtore mungon pasi ata janë larguar jashtë vendit.

Thuajse në të gjithë kodrat e bashkisë së Elbasani sipërfaqet janë të mbjella me ullinj dhe prodhimi ka qenë i mbarë, por sërish fermerët përballen me probleme. Një pjesë e mirë e tyre vajin e ka për përdorim vetjak pasi thonë se nuk ia vlen ta shesin me 300 lekë sa kërkohet në treg aktualisht
Pavarësisht bujarisë së natyrës, fuqia punëtore mungon ndërsa kultivuesit e bimës ankohen edhe për mungesë tregu. Elbasani renditet si një nga qarqet me prodhimin më të lartë të ullirit ku në një vit prodhimi shkon deri në 22 000 tonë ./Egnatia news

https://youtu.be/-VMxEgSSuZU