Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sirnak të Turqisë. Punonjësi i një kompanie minerare atje kishte disa kohë që nuk po merrte rrogën.
Pas një sherri të ashpër me pronarin e firmës, i cili ishte xhaxhai i tij, punëtori ka marrë buldozerin e është vërsulur mbi kamionët e vënë në rresht.
Në zemërim e sipër, ai ka dëmtuar pesë kamionë duke i shtypur me buldozier. Ai duket se kishte ndërmend t’i shkatërronte të gjithë, por punonjësit e tjerë kanë ndërhyrë dhe kanë arritur ta qetësojnë, ndërsa pronarit, rroga e papaguar e burrit, i kushtoi shumë më shtrenjtë.
Deri tani ndaj tij nuk është marrë asnjë masë./GazetaExpress/