Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët pritet që të marrin vendime të vështira gjatë muajit Tetor, ku do të shprehen për shkarkimin e presidentit Meta dhe zgjedhjet lokale të 2019-tës, për të cilat kanë kërkuar opinion të thelluar nga Venecia.

Kim shkruan se Gjykata Kushtetuese duhet të japë vendime me integritet, dhe po punohet për plotësimin e të gjitha vakancave të mbetura.

“Ndërsa Gjykata Kushtetuese kthehet në sezonin e ri, unë shkova për të nderuar gjykatësit. Është kritike për Gjykatën Kushtetuese që të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi, në përputhje me betimin që kanë bërë kur janë emëruar në detyrë. Ne jemi duke punuar me institucionet përkatëse në mënyrë që Gjyakat Kushtetuese të ketë numrin e plotë të anëtarëve”, shkruan Kim në postimin e saj në Tëitter.