Stuhi dëbore në Gramsh, trashësia arrin 1m.
Kanë mjaftuar vetem 5 ore reshje dëbore e stuhi ere që disa fshatra në Gramsh të izolohen nga dëbora. Trashësia e dëborës në disa vende ka arritur në një meter.
Autobuzi i linjes Kukur- Gramsh mbeti i bllokuar në mes te rrugës në vendin e quajtur Blloku i pishave. Drejt ketij mjeti shtabi i emergjencave civile pranë bashkisë Gramsh ka derguar një traktor për zhbllokimin e rrugës. Stuhia e dëborës ka sjelle edhe defekte në linjat elektrike kryesore. Në disa zona mungon energjia elektrike. Deri më tani nuk raportohet për zona të izoluara por bëhet thirrje për të shmangur lëvizjen drejtë këtyre fshatrave.