Një video e moderatores Bora Zemani duke shkëmbyer një puthjë në buzë me balerinin Graciano Tagani është përhapur me shpejtësi në rrjet gjatë ditës së sotme.

Kjo video është shpërndarë në të gjitha rrjetet sociale si TikTok apo Instagram, duke marrë shumë komente dhe reagime nga ndjekësit.

Në fakt videoja i përket vitit 2016, kur Bora Zemani ishte si konkurrente në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”, krah Alban Ramosajt. Pamjet janë shkëputur nga një nga performancat e saj në këtë program, ku Graciano Tagani ishte asokohe pjesë e trupës profesioniste të baletit.

Megjithatë duket se gjithçka ka qenë pjesë e koregorafisë që ata po realizonin. Në përfundim të performancës, koreogarfi dhe anëtari i jurisë Albi Nako, shprehet në formë batute se puthja nuk ishte pjesë e performancës, megjithatë moderatorja përgjigjet me shumë sportivitet se mund ta bëjë përsëri koreografinë siç e kishin vendosur.

Albi Nako: Po ne sikur se kishim lënë atë puthjen pse u puthët juve?

Bora Zemani: E kemi lënë atë puthje dhe është e gjitha koreografi, mund ta bëjmë nga fillimi identike të gjithën.