Policia informon se një banesë është vjedhur gjatë natës së 31 tetorit në fshatin Shirgjan të Elbasanit.
Uniformat blu informojnë se autorët ende dhe pas dy ditësh nuk janë indentifikuar teksa kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash.
Në momentin e vjedhjes nuk ka pasur asnjë person brenda banesës.
Njoftimi i Policisë
Në fshatin Shirgjan, Elbasan, në datën 31.10.2020, gjatë natës, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit A. Ll., 34 vjeç, ku autorët ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme në paund. Në momentin që ka ndodhur vjedhja nuk ka pasur asnjë person në banesë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.