Rritet numri i viktimave qe shkaktoi tërmeti i cili goditi rajonin e Egjeut të Turqisë duke e çuar në 85 numrin e përgjithshëm, njofton Agjensia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit.


33 mijë 434 persona kanë ngelur të pastrehë. Vijon puna intensive për gjetjen e personave të mbijetuar në 8 ndërtesa të rrënuara.


Agjesia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se deri më tani,vendi është goditur nga 1225 dhe 43 paslëkundje ku rreth 43 prej tyre me një magnitutë 4 ballë,raporton. Aktivitetet e forcave të kërkim shpëtimit po vazhdojnë operacionet në provincën e bregdetit të Izmirit.Të paktën 994 persona janë plagosur e 104 të tjerë u shpëtuan,si pasojë e tërmetit me magnitutë 6.6 ballë që tronditi ditën e premte Izmirin.