Një grup prej 7 personash, pjesa më e madhe me origjinë shqiptare është goditur nga policia spanjolle. Sipas autoriteve spanjolle, banda e organizuar vepronte në Alicante, Murcia, Tarragona dhe Madrid, teksa grabiste bankomatet me ndihmën e kamionëve të vjedhur më parë.
Mediat spanjolle bëjnë me dije se numri i të përfshirëve mund të jetë më i madh pasi janë dy anëtarë të bandës që nuk ishin gjetur në momentin e arrestimeve dhe kontrolleve. Sakaq, autoritet spanjolle janë në kërkim të kapjes së tyr
Nga operacioni policore u sekuestruan mjete të shumta dhe materialë të lidhura me grabitjet. Gjithashtu u sekuestruan 42,720 euro para cash, të cilat ishin të marra nga një grabitje e tyre e fundit në Barcelonë.
Sipas Gardës Civile Spanjolle, kjo bandë është përgjegjëse për të paktën 8 grabitje të bankomateve në 7 muajt e fundit, në Alicante, Valencia, Murcia, Almeria, Tarragona dhe Bracelona.