DVP Elbasan
Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Nga specialistët e Hetimit të Krimit ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Vendore Elbasan u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim M. K., 42 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin D. M., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi. Nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit Elbasan është proceduar penalisht shtetasi K. Q., 44 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin B. B., 43 vjeç banues në fshatin Labinot , i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.