Elbasan

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Goditet një rast i ushtrimit të kësaj veprimtarie, në ambientet e një lokali. Vihet në pranga pronari i lokalit.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Sh., 30 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në lokalin e tij, është gjetur dhe sekuestruar një kompjuter që kishte të hapura faqe interneti për lojërat e fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.