Home ELBASANI SOT VIDEO/VIJON PROÇESI I VAKSINIMIT NË ELBASAN Nisi sot për grupmoshat mbi 18...

VIDEO/VIJON PROÇESI I VAKSINIMIT NË ELBASAN Nisi sot për grupmoshat mbi 18 vjeç

22

Proçesi I vaksinimit ka vijuar sot në teatrin Skampa të qytetit të Elbasanit ku u zhvillua faza e parë e vaksinimit për grupmoshën mbi 18 vjeç. Të gjithë personat të cilët kishin dëshirë ta bënin vaksinën u paraqitën pranë këtyre ambienteve për të marrë dozën e parë të një prej vaksinave që janë aktualisht në vendin tonë.

Stafi I mjeksor u kujdes që ti jepte prioritet gjithësecilit prej të pranishmëve në mënyrë që edhe puna të vijonte shpejt dhe pa pengesa. Vaksina e cila u perdor sot ishte vaksina kineze kundër koronavirusit, Sinovac.

Sipas Drejtorit të qëndrës së Kujdesit shëndetësor Parësor vetëm gjatë orëve të para të hapjes së proçesit u vaksinuan rreth 100 persona të grupmoshave të ndryshme. Që prej fillimi të vaksinimit në asnjë nga abshkitë e Elbasanit nuk është raportuar asnjë rast që ka shkaktuar problem shëndetësore tek qytetarët.