Veriu i vendit është përballur me reshje të dendura bore, megjithatë rruga që të çon në Valbonë është e kalueshme.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se rruga është e hapur dhe vazhdon të trajtohet me kripë për të shmangur ngricat.
Valbona është një nga destinacionet e preferuara të shqiptarëve dhe turistive të huaj gjatë gjithë vitit.
ARRSH udhëzon drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.
Top Channel