TIRANË -Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një videoje, ndau emocionet e të moshuarve të cilët janë vaksinuar, ndërkohë që vaksinimi masiv vijon në ditën e tretë në të gjithë vendin.

“Drita në sytë e gjysheve dhe gjyshërve që sot janë më të mbrojtur nga COVID-19, falë vaksinimit masiv në të gjithë vendin, më mbush me gëzim”, tha Manastirliu.

Ndërkohë që kanë qenë vetë të moshuarit të cilët kanë shprehur gëzimin për kryerjen e vaksinimin duke shprehur mirënjohjen që u mendua për moshën e tretë në këto kohë të vështira, shkruana Ata.

“Kishim dëgjuar që do të vinin por dhe aq shumë besim nuk kishim. Tani erdhën, mirë u bë për ne, për të gjithë”, tha një prej tyre.

“Shumë e kënaqur që më në fund e gjithë popullata po vaksinohet”, u shpreh një tjetër.

“Jemi plotësisht të kënaqur me shërbimin që na ofrohet nga mjekët, nga shteti”, tha një i moshuar.

“Faleminderit shumë shtetit që interesohet për moshën tonë”, u shpreh një i moshuar.

“Kjo është një vepër shumë e madhe sepse shpëton njerëz”, tha një tjetër.

“Këtë armik të padukshëm do ta zhdukim”.

Në ditën e dytë të vaksinimit janë kryer 20,414 vaksinime, ndërkohë që prej fillimit të vaksinimit antikovid në total janë kryer mbi 95 mijë vaksinime.

Top Channel