Pas vrasjes së Everest Çakajt, Ardian Çollaku është shoqëruar disa herë për tu marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. Everest Caka u vra mbrëmjen e 11 majit në një atentat mafioz në sy të bashkëshortes së tij, e cila gjithashtu mbeti e plagosur. Pistat për vrasjen e tij janë shtrirë nga konfliktet e së shkuarës të viktimës deri tek përplasjet mes bandave për drogën.

Nga ana tjetër Lulzim Bitri njihet si mik i Talo Çelës. Ky i fundit është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Çela është autori i dyshuar i grabitjes së 9 prillit 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje. Gjithashtu Çela dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërit Haxhia në Durrës.

Bitri dhe Çollaku u qëlluan rreth orës 19:00 në një lokal, pranë një pike karburanti. Autorët që dyshohet se ishin dy, të maskuar dhe armatosur e i kanë pritur shënjestrën të fshehur në makinë disa metra larg karburanti. Ende nuk është saktësuar se kush ka qenë shënjestra e atentatit por dyshimet janë se atentati mund të ketë ardhur si pasojë e larjeve të hesapeve mes bandave.

Tonin Vocaj Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Arben Dashi, drejtori i Krimeve të Renda në Drejtorinë e Përgjithshme dhe Kreshnik Ajazi drejtues i prokurorisë së Elbasanit, ndodhen në vendin e ngjarjes ndërsa pritet që në vijim të hidhet më shumë dritë mbi shkakun e këtij atentati të mirëorganizuar./abc