Vin Diesel ka thyer heshtjen dhe më në fund ka folur për debatin e tij të famshëm me Dwayne Johnson. Ata thuhet se kanë pasur një mosmarrëveshje gjatë gjithë xhirimeve të filmave të fundit. Diesel foli për Men’s Health për filmin dhe tregoi se konflikti me aktorin tjetër lindi për shkak të ndryshimeve kreative mbi karakterin e Johnson.

“Ishte një karakter i ashpër për t’u mishëruar, karakteri i Hobbs. Përqasja ime në atë kohë ishte  ‘dashuri e ashpër’ për të ndihmuar që ajo performancë të ishte aty ku duhej. Si producent, thashë: ‘Mirë, ne do të marrim Dwayne Johnson, i cili është i lidhur me mundjen/boksin dhe do t’i tregojmë audiencës një karakter të tij në personazh që ata nuk e njohin”, tha Vin Diesel.

Diesel tha se ai është “krenar” për mënyrën se si ka funksionuar karakteri dhe thotë se tensioni i tij me Johnson lindi thjesht nga përpjekja për ta bërë atë të duhur.

“Kjo kërkoi shumë punë. Ne duhej të arrinim aty ku duhej dhe në atë kohë mund të jem treguar i ashpër, por e kam bërë me dashuri. Do bëja gjithçka për t’i çuar performancat aty ku duhej”, është shprehur Diesel.

Konflikti mes dy aktorëve lindi në vitin 2016-të gjatë xhirimeve të filmit The Fate of the Furios. Dwayne Johnson ishte ai që e bëri publik këtë debat, duke u shprehur në një postim në Instagram, se disa njerëz sillen në shesh si burra të mëdhenj dhe profesionistë të vërtetë, ndërsa të tjerët jo.

icon style