Home AKTUALITET Vinte me furgonin ‘full’ me paund nga Anglia, Gjykata e Durrësit jep...

Vinte me furgonin ‘full’ me paund nga Anglia, Gjykata e Durrësit jep masën e sigurisë për 20-vjeçarin e ndaluar në port

149

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka dhënë masën e sigurisë për 20 vjeçarin Olsi Sefolli, shoferin e furgonit që vinte nga Anglia, të ndaluar në portin e Durrësit pasi iu gjetën 123 mijë paund të padeklaruara.

Gjykata e Durrësit në seancën e zhvilluar ditën e djeshme me gjyqtar Paulim Cerën, ka caktuar masën e sigurisë “Burg paafat” për 20-vjeçarin.

Kujtojmë se shoferi Olsi Sefolli u arrestua më datë 19 maj në portin e Durrësit, pasi në një nga furgonët e tij me të cilët transportonte mallra nga Anglia teksa shërbente si post private, iu gjetën 123 mijë paund e 200 stërlina skoceze.

Mbi shtetasin Sefolli rëndon akuza e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Kontrabandë me mallra të tjerë”.