Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ishte destinuar për tu larguar nga Napoli me parametra zero pasi kontrata e tij i skadon në muajin qershor.

Sipas medias italiane “Il Mattino”, tani duket sikur gjërat kanë ndryshuar dhe klubi po mendon t’i ofrojë një rinovim mbrojtësit shkodran, ku presidenti i napoletanëve Aurelio De Laurentis ka ndezur dritën jeshile për të rinovuar me Hysajn dhe për të dëgjuar kërkesat e tij.

Hysaj kërkohej nga shumë skuadra të mëdha europiane, si Reali i Madridit, Milani apo edhe Roma, por nëse kërkesa e tij ekonomike do të plotësohej nga drejtuesit e klubit nga Kampanja duket sikur gjërat do të marrin një rrjedhë tjetër.

Hysaj aktualisht me fanellën e Napolit në këtë sezon është aktivizuar në total në gjitha kompeticionet në 28 ndeshje nga ku ka dhuruar dhe 3 asist për gol.