Mungesa e ujit të pijshëm dhe fëmijëve ‘than” të moshuarit që kanë mbetur të vetëm në Visokë të Mallakastrës, nga ku të rinjtë kanë ikur thuajse të gjithë.
Braktisja e fshatrave është një fenomen, që i ka prekur të gjitha bashkitë e vendit, që kanë dështuar tu krijojnë banorëve as shërbimet më minimale.

Në Visokë të Mallakastrës, pjesa më e madhe e shtëpive janë të kyçura, si tregues se aty nuk banon asnjeri.

Disa investime të viteve të fundit, e të tjera më të vjetra që po degradohen.

Në oborret pas portave të hapura, qëndrojnë vetëm të moshuar.

Kanë mbetur në Visokë, për shkak të moshës ose pamundësisë për tu larguar.

“Kanë ikur 70%, nga Visoka ne emigrim,edhe kemi ngelur neve pleqtë,” tha një i moshuar.

Vështirësitë ekonomike dhe shërbimet e munguara, siç tregojnë banorët janë arsyeja kryesore pse Visoka u braktis nga të rinjtë.

“Kanë pasur arsye ekonomnije, përse do iknin? Kot do iknin?

Pleqërit dhe unë dy veta kam ngelur,” folën dy të moshuar.

Uji i pijshëm është në krye të listës së halleve, si për shumë zona në Mallakastër.

“Asnjë pikë nuk kemi,vuajmë për ujin e pijshëm. Kanë premtuar që do vijë uji po asgjë nuk po bëhet,” thanë dy të moshuar.

Braktisja e fshatrave është një fenomen, që i ka prekur të gjitha bashkitë e vendit që kanë dështuar tu krijojnë banorëve, edhe shërbimet më minimale.

Ora news