Prej disa muajsh Ekskluzive.al po investigon disa prona të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili nëse i kujtojmë denoncimet kundra tij për lidhjet me njërëz të botës së krimit, prej muajsh mohoi miqësinë me mikun e tij trafikant ndërkombëtar droge i përfolur dhe hetuar nga drejtësia, pronarin e “Interte Express” dhe “Beton Ekspres”, Edmond Bego, i cili njëkohësisht përmes kompanive të tij është përfitues i tenderave publik me vlerë disa miliona euro, disa prej tyre në zonën elektorale të deputetit. Kujtojmë për lexuesin se Edmond Bego ka qenë objekt hetimi nga “Operacioni Forca e Ligjit”, pas dyshimeve se subjekti në fjalë ka ngritur pasurinë përmes burimeve të paligjshme. Padyshim që subjekt i këtij hetimi ishte dhe apartamenti i deputetit Taulant Balla, pronësia e të cilit ishte nën emrin e kompanisë të zotuar nga Bego.

Të gjithë e dinë miqësinë e tyre të ngushtë, por askush nuk arriti çuditërisht të provoj lidhjen e Edmond Begos me numrin dy të Partisë Socialiste. Madje dhe Sali Berisha, i cili ishte i pari që akuzoi deputetin, sipas sistemit TIMS, se kishte bërë 57 udhëtime sëbashku me narkotrafikantin, të gjitha u mohuan nga Balla, përveç 1 udhëtimi ku zyrtari kishte “rastisur” me disa gazetarë dhe shqiptarë të tjerë për të ndjekur një ndeshje futbolli. Sipas Ballës, të gjitha 56 udhëtimet e tjera kanë qënë një rastësi e çuditshme dhe nuk kanë lidhje me miqësinë e tyre.

Eksksluzive.al disponon të gjitha dokumentat ligjor që provojnë lidhjen e Taulant Ballës me trafikantin Edmond Bego apo Mond Bega, siç parapëlqen ta quaj Tao, pasi ky i fundit gëzon disa emra për shkak të të kaluarës së tij kriminale. Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së disponon një apartament 242 m2, në katin e 4 të kullës “Ambasador 3”, e ndërtuar nga Mane TCI në pronësi të oligarkut Samir Mane. Vlera e apartamentit është 370 mijë euro, ndërsa në pronësi deputeti gëzon dhe një post parkimi me vlerë 30 mijë euro. Ky apartament është në pronësinë e “INERTE EXPRESS” sh.p.k, zotërues i së cilës është Edmond Bego, shoqëri e krijuar në Shtator të vitit 2007 me seli në Valias Tiranë. Edmond Bego e ka përfituar apartamentin me klering tek kompania “Mane TCI”.

Si për të mos mjaftuar kjo, Taulant Balla ndoshta nga gëzimi për përfitimin e apartmanetit në një nga zonat më elitare të Tiranës, e ka mobiluar atë me një vlerë prej 50 mijë euro tek kompania “Euro Biçaku”. Nëse 57 udhëtimet e Taulant Ballës me Edmond Bego janë rastësi, atëherë si e shpjegon deputeti që jeton bashkë me gruan dhe dy fëmijët në një apartament me vlerë 400 mijë euro dhe 50 mijë euro mobilim në pronësi të një trafikanti ndërkombëtar droge?

Por sipas investigimit, bëhet me dije se Taulant Balla është pronar nën hije dhe i dy vilave binjake në kompleksin “Green Coast” në Palasë, në pronësi të oligarkut Samir Mane. Ekskluzive.al po verifikon këtë “Twin Vila”, e cila sërish rezulton se pronar të tyre është Edmond Bega, përmes kompanisë së tij. Madje njëra prej vilave pohoet se qëndron dhe është rezervuar për një diplomat të rëndësishëm gjerman, emri të cilit pritet për konfirmim.

Rastësi e çuditshme është se vilat janë blerë në vitin 2020, vit ky që korrenspondon me emërimin e Knut Fleckenstein në pozicionin e Këshilltar të Integrimit për kryetarin e asaj kohe të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ajo që është e konfirmuar nga 

nga media jonë, është se Taualant Balla ka një lidhje të veçantë me diplomatin gjerman Knut Fleckenstein. Në vitin 2021, burime pranë gazetës bëjnë me dije, se Taulant Balla ka qëndruar për pak ditë me pushime me diplomatin gjerman, në një nga resortet luksoze të Golemit në Durrës, “Prestige Resort” në pronësi të Irfan Hysenbelliut.

Madje gazetari thotë se disponon prova për deputetin Taulant Balla i ulur orët e vona të natës nën shoqërinë e disa vajzave shumë të reja, në lokalin që ndodhet në katin e fundit të hotelit. Gazetari i ekskluzive.al i ulur shume pranë me deputetin, pohon se për të ulur me vajzat, deputeti i komunikoi diplomatit se po ikte të flinte në dhomë, që solli dhe largimin e këtij të fundit nga tavolina. Disa minuta më vonë, pasi u sigurua që Fleckenstein nuk ishte në tavolinë, Balla rikthehet në lokal dhe më pas dhe vajzat ulen në tavolinën ku qëndronte deputeti dhe pronari i resortit.Duke qenë se invetigimi është në proces për të mbledhur të gjitha provat dhe faktet, të gjitha dokumentat ligjor dhe materialet që disponojmë për apartmentin luksos, vilën binjake në Green Coast dhe lidhjen e Taulant Ballës me diplomatin gjerman do ta publikojmë në një shkrim të radhës./Ekskluzive.al