Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike parandalon ndikimin e Rusisë në rajon.

Deklaratën, Osmani e dha këtë të dielë gjatë një takimi me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavuşoğlu në Prishtinë, raporton Kosova Press.

Sipas një komunikate të Presidencës së Kosovës, Osmani dhe ministri Çavuşoğlu diskutuan për zhvillimet aktuale në rajon dhe në Evropë

Osmani ka përsëritur qëndrimin se anëtarësimi i Kosovës dhe rajonit në strukturat euroatlantike është domosdoshmëri.

E vlerësoj maksimalisht mbështetjen e qartë të presidentit Erdoğan ndaj anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Mbështetje të tillë nga Turqia na duhet edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka theksuar ajo.

Presidentja shtoi se marrëdhëniet midis dy vendeve mund të thellohen edhe më tej, veçanërisht në fushën e investimeve