Që nga fillimi i shitjeve në masë javën e kaluar, vlera e Bitcoin ka rënë deri në $40,000. Pra, kjo kriptomonedhë ka humbur të gjitha përfitimet që erdhën nga Tesla pas blerjes së $1,5 miliardë vlerë në Bitcoin. Dhe monedhat e tjera crypto si Ether dhe Dogecoin panë një rënie në vlerë, respektivisht me $2,900 dhe 40 centë.

Një ndër arsyet kryesore të këtij zhvlerësimi ishin deklaratat e Elon Musk në 12 maj, ku ai tha se Tesla ka pezulluar blerjen e makinave me Bitcoin për shkak të proçesit të quajtur “mining”, i cili shkakton një ndotje të madhe të mjedisit. Gjithashtu u deklarua se Tesla nuk ka shitur Bitcoins që ka pasur, pas akuzave nga persona të ndryshëm se kjo kompani e përdori kriptomonedhën për përfitime vetjake.

Një tjetër arsye për rënien e vlerës së Bitcoin është dhe ndalimi i kryerjes së transaksioneve me kriptomonedha në Kinë. Shkëmbyesit në Kinë ishin përgjegjës për një pjesë të madhe në tregun e Bitcoin, por pas ndalimit të transaksioneve fuqia e tyre ka rënë në mënyrë të konsiderueshme.

“Nga pikëpamja e Bitcoin, gjërat mund të duken pak të zymëta, mirëpo historikisht kjo është thjesht një tjetër pengesë e vogël për t’u kapërcyer nga atp” tha Ulrik Lykke, CEO i ARK36.