NBA ka bashkëpunuar zyrtarisht me Fortnite për të krijuar NBA outfitsNBA Team Battles dhe më tepër brenda botës mjaft të njohur të kësaj video game.

Epic Games, krijuesi i Fortnite, bëri të ditur këtë lajm ditën e mërkurë nëpërmjet një postimi në blog, ku përfshiheshin imazhet e fanellave të 30 ekipeve që do të jenë të aksesueshme nga gamers në 21 maj.

Bashkë me NBA outfits, ky partneritet do të sjellë Player “Locker Bundels” special të cilat do të përfshijnë sendet e preferuara dhe më të përdorura në Fortnite nga lojtarët e NBA Donovan Mitchell dhe Trae Young. Këto bundles do të mund të blehen nga gamers-at javën e ardhshme në Fortnite Item Shop.