Pak ditë më parë në Shkodër pati reagim të fortë nga tifozët në drejtim të Bashkisë për çështjet financiare të klubit i cili ka një borxh të akumuluar dhe nevojiten fonde për të ecur përpara. Këshilli Bashkian refuzoi të jepte një fond prej 820 mln lekë për Vllazninë por tani duket se ëshë gjetur një marrëveshje e mesme mes të gjitha palëve, akord që i hap dyert e Vllaznisë për të luajtur edhe në Kupat e Evropës.

Numri 1 i Bashkisë, Voltana Ademi njoftoi në facebook se institucioni I saj bashke me sponsorin Alban Xhaferri, mundësuan pagesën e parë prej 391 mln lekë të vjetra për sigurimet shoqërore dhe tatimet në mënyrë që klubi të ketë mundësi të licencohet në Europë, një akord që u arrit edhe me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Pra Bashkia dhe sponsori i ekipit bashkëfinancuan këtë shumë që është një prej disa kësteve që Vllaznia duhet të paguajë deri në fund të vitit 2022 për të mbyllur njëherë e mirë hesapet me borxhet e akumuluara ndër vite ndërsa hapi I parë do të jetë pjesëmarrja e ekipit në Kupat e Euronës, gjithmonë nëse Vllaznia renditet këtë sezon. Më poshtë keni edhe marrëveshjen e firmosur mes palëve që zgjidh një ngërç të madh që kishte shqetësuar së tepërmi tifozët shkodranë.

ora news