Vlorë- Një makinë është shkrumbuar nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:25, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ku ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Toyota”,  në pronësi të Ermal Hoxhës, 32 vjeç, banues në Vlorë.

Mësohet se pronari i makinës punon në Hipotekën e Vlorës, por sipas familjarëve ai nuk ka asnjë konflikt me persona të tjerë.

Ndërkohë motra e Ermal Hoxhës, punonjësit të hipotekës që iu dogj makina në Vlorë ka folur në lidhje me ngjarjen, ka deklaruar se zjarri mund të jetë vënë nga ish bashkëjetuesi i saj. Ajo pretendon se kjo ka ardhur për shkak se ish bashkëjetuesi i saj kërkon që t’i marrë djalin duke pretenduar se nuk ka sigurt pranë familjes ku jeton aktualisht.

Sipas saj shkak mund të jetë bërë beteja ligjore e saj për kujdestarinë e fëmijëve, pasi ajo përballet në gjykatë për të zgjidhur ligjërisht martesën.

“Ishte ora rreth 03:00 e mëngjesit dhe dëgjova alarmin e makinës. Kur dal përjashta kishte marrë flakë makina. Njoftova familjen dhe makina mori flakë direkt. Erdhi policia pas 20 minutash. Ermali nuk ka konflikte interesi dhe nuk ka shkel asnjë. Unë e deklaroj hapur se kam një proces gjuhësor me bashkëshortin tim kam 6 vjet. Gjyqin e kam me datën 9 shkurt. Si çështje dhe dyshoj se kjo ka ardhur nga ish bashkejtuesi im.  Mund ta ketë bërë këtë për të marr djalin tim. Se ka 6 vjet. Nuk ka arritur dot ta marrë. Dhe thotë që fëmija nuk ka siguri të jetojë atje.” ka thënë Sajmira Hoxha.

Top Channel

Previous articleDetyronin peshkatarët të kryenin peshkim të paligjshëm të koranit në Pogradec, arrestohen 3 zyrtarë të Shoqatës së Peshkimit
Next articleFrancë, mbi 26 mijë raste të reja me COVID-19