Tre persona janë arrestuar në Vlorë në kuadër të operacionit policor të koduar “Storm 16”, pasi kishin kryer dy vjedhje nën kërcënimin e një pistolete me silenciator.

Ata i kishin vjedhur një shumë parash dhe një aparat celular, dy shtetasve.

Më pas, u larguan në një pikë karburanti, dhe nën kërcenimin e kësaj arme imituese, kishin vjedhur xhiron ditore

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë imituese pistoletë me silenciator, një shumë parash, portofoli dhe aparati celular, të dyshuar të vjedhura, një thikë, 2 maska mjekësore dhe automjeti tip “Audi” që autorët kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes./abcnews.al