Në qytetin e Vlorës falë operacioneve të policisë, është arrestuar një person i kapur në tentativë për kultivim të bimëve narkotike dhe janë arrestuar në flagrancë dy shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

I arrestuar në tentativë për kultivimin e bimëve narkotike është M. M., 35 vjeç, banues në fshatin Bashaj, Vlorë, të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar 45 fidanë kanabis në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa dy shtetasit e tjerë të kapur në flagrancë kanë kryer vepra të ndryshme penale si më poshtë:

  1. M.M, 36 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Vlorë, pasi në lagjen “Pavarësia”, ka vjedhur dy bateri gjeneratorësh të një kompanie private.
  2. B.B, 31 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, i akuzuar për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, pasi ka marrë dy bateritë e vjedhura nga shtetasi M. M. dhe më pas i ka shitur ato.

Prokuroria ka vazhduar hetimet e mëtejshme për ngjarjet.

Faxweb.al