Përkeqësohet situata në Llogara, zjarri po përparon në drejtim të Parkut dhe asnjë masë nuk e ka kufizuar zjarrin. Burimet bëjnë me dije se ndërsa situata vijon me këto kushte të erës, shumë shpejtë flakët do të hyjnë në Parkun Kombëtar.

Për shkak të erës po bëhet e pamudnur dhe ndërhyrja me helikopter në zonë.

Në Selenicë, zjarri i nisur nga Gjormi tashmë po djeg fshatin Gumenicë. Është kërkuar evakuim k banorëtve pasi tymi ka pushtuar gjithë zonën dhe flakët po djegin edhe territorin brenda flakëve. Ende nuk ka banesa të djegura megjithatë flakët kapin lartësinë 3 metra.
Ne Gjorm sipas ne inspektimi paraprak jane demtuar :
3 banesa
600 rrenje ullinj
Rreth 50 bageti te imeta
3 stalla me ushqim per bageti