Tre persona kanë mbetur të plagosur pasi janë përfshirë në një konflikt në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.

Sipas policisë në konflikt janë përfshirë Xh. B., 20 vjeç, F. B., 21 vjeç, A. I., 23 vjeç, N. Xh., 27 vjeç dhe M. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur A. I., N. Xh., dhe M. Xh., të cilët janë transportuar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Foto ilustruese