Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë.

Mësohet se motoristi i picave ka humbur kontrollin e motorit duke u rrëzuar në asfalt.Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Besmir Gjergji 32 vjeç.

Ai është transportuar menjëherë në spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia mbërriti ne vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.