Një turist ka rënë nga lartësia në një greminë në malin e Çikës në Vlorë.
Burime bëjnë me dije se kanë qenë një grup turistësh duke ecur por njëri prej tyre ka rrëshqitur duke përfunduar në greminë.
Shokët e grupit kanë kërkuar menjëherë ndihmë për shpëtimin e tij.
Por terreni i vështirë ka bërë të pamundur ndërhyrjen e deritanishme.
