Në Shqipëri, u shpall në mbrëmje rezultati i parë i votimeve të zhvilluara sot në zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit. Në Vorë, ku u realizua votimi dhe numërimi elektronik, ka fituar, sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, kandidati i Partisë socialiste Blerim Shera, me 67.8 përqind, ose 7530. Një rezultat që ka shkuar përtej, atij që partia në pushtet mori gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, ku në këtë bashki kishte arritur 56 përqind.

Votimet e sotme janë parë më së shumti si një garë brenda opozitës, mes Partisë Demokratike të kryetarit Lulzim Basha dhe lëvizjes së udhëhequr nga ish kryeministri Sali Berisha, se kush gëzon mbështetje më të madhe. Kandidatët e zotit Berisha u përfaqësuan nën emrin e koalicionit Shtëpia e Lirisë, që zyrtarisht mban siglat e LSI-së dhe Partisë Demokristiane. Shifrat e Vorës tregojnë një dominim të Lulzim Vranës, kandidatit të zotit Berisha, ndaj Ymer Markut, përfaqësuesit të PD-së. Zoti Vrana rezulton të ketë marrë 23.3 përqind (2589 vota) kundrejt vetëm 5.4 përqind (687 vota).faxweb