Tre punonjës të një firme ndërtimi në Tiranë, kanë rënë në prangat e policisë.
Bëhet me dije se është arrestuar shtetasi H. M., 57 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim; A. C., 35 vjeç dhe N. L., 54 vjeç, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, të 3 të punësuar në një firmë ndërtimi në rrugën “Ali Demi”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur bazën materiale në kantierin e kësaj firme.
Njoftimi i policisë së Tiranës:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kantieri”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.
Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1.
Vodhën, duke shpërdoruar detyrën, bazën materiale, në një kantier të firmës së ndërtimit ku punonin, vihen në pranga 3 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin “Kantieri”.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– H. M., 57 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim;
– A. C., 35 vjeç, N. L., 54 vjeç, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, të 3 të punësuar në një firmë ndërtimi në rrugën “Ali Demi”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur bazën materiale në kantierin e kësaj firme.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.