Home AKTUALITET Vodhi me thyerje një lokal dhe dy banesa të tjera, arrestohet 42...

Vodhi me thyerje një lokal dhe dy banesa të tjera, arrestohet 42 vjeçari në Divjakë, në pranga edhe një tjetër për moskallëzim krimi

27

Arrestohet 42 vjeçari me inicialet J.S banues në fshatin Çermë të Divjaës.

Sipas raportimeve të policisë, ky shtetas ka vjedhur me metodën e thyerjes, një lokal dhe gjithashtu 2 banesa të tjera po në këtë fshat.

Në pranga të policisë ka rënë gjithashtu edhe shtetasi A. P., 52 vjeç, për veprën penale të moskallëzimit të krimit.

Njoftimi i Plotë

Divjakë

Vodhi me thyerje një lokal në fshatin Çermë, Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar.

Dokumentohen edhe 2 vjedhje banesash të kryera në këtë fshat nga ky autor.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Divjakë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës të ndodhura më parë, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e tri vjedhjeve dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit J. S., 42 vjeç, banues në fshatin Çermë, Divjakë.

Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi A. P., 52 vjeç.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi J. S. është autor i dyshuar i vjedhjes me thyerje të lokalit të shtetasit D. O. dhe banesës së shtetasit G. T., ndodhur në datë 14.05.2021, si edhe i vjedhjes së banesës së shtetasit R. M., ndodhur në datë 10.05.2021, në fshatin Çermë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.