Një 29-vjeçar nga Saranda është arrestuar pasi ka vjedhur portën e spitalit të qytetit.

Uniformt blu bëjnë me dije se shtetasi Dh.T, u kap në flagrancë duke shkatërruar portën e vjedhur të spitalit të Sarandës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. T., 29 vjeç, banues në lagjen nr.1, Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi u kap në flagrancë duke shkatërruar një portë të vjedhur më datë 31.05.2022, tek spitali i Sarandës.