Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit.

Ai kishte vjedhur disa sende me vlerë në një banesë dhe më pas i shiti në një argjendari.

31-vjeçari, E.A., i kishte vjedhur sendet me vlerë, bizhuteritë, në një banesë në Unazën e Re dhe më pas i kishte shitur në një argjendari në Rrugën e Dibrës.

Policia ushtroi më pas kontroll edhe në banesën e tij, ku u gjetën sasi të dyshuara lënde narkotike në doza, një grirëse për lëndën narkotike, 3 maska, 4 shkopinj bejsbolli, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rings”, nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Vodhi sende me vlerë në një banesë, vihet në pranga 31-vjeçari.

Sekuestrohen sendet me vlerë (aksesorë floriri), të cilat 31-vjeçari pas vjedhjes, i kishte shitur në një argjendari.

Gjithashtu sekuestrohen sasi lënde të dyshuara narkotike narkotike kanabis dhe kokainë, dy peshore elektrike, qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e lëndës narkotike në doza, një grirëse për lëndë narkotike, tre maska, si dhe katër shkopinj bejsbolli.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e të gjitha rasteve të paligjshmërisë, pas kallëzimit të depozituar nga një 33-vjeçare, se në datën 11.09.2023, një shtetas kishte vjedhur sende me vlerë, në banesën e saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rings”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit E. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

31-vjeçari dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë (aksesorë floriri) në një banesë në zonën e Unazës së Re, të cilat më pas i ka shitur në një argjendari në Rrugën e Dibrës.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, shërbimet e Policisë, gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike narkotike kanabis dhe kokainë, dy peshore elektrike, qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, një grirëse për lëndë narkotike, tre maska, si dhe katër shkopinj bejsbolli, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me aksesorët e vjedhur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.