Albana Vokshi: Unë po provoj çelësin e zyrës dhe deputeti Basha ka urdhëruar ndërrimin e bravave të zyrës së Lidhjes Demokratike të Gruas. Dua t’ju informoj se në këtë zyrë ka dokumente shumë të vlefshme të cilat tregojnë të gjithë historikun e Lidhjes Demokratike të Gruas.
Unë e ftoj Bashën të largohet një orë e më parë dhe të mos e shtojë më qëndrimin e tij. Ne në pamundësi për të bërë mbledhjen këtu do ngjitemi në kat të dytë dhe do vazhdojmë atje.
Shoqata e bravave, i kanë ngelur karriget edhe i ka ngelur Edi Rama. Basha le të mbajë bravat, ne do vazhdojmë me mbledhjen në ambiente të tjera.