Ish- deputetja demokrate Albana Vokshi përmes një postimi në “Facebook” ka akuzuar ministren e arsimit Kushi dhe kryeministrin Rama, se janë duke lejuar që shkollat të kthehen në vatra infeksioni për shkak të mosmarrjes së masave.

Vokshi shkruan se qeveria mashtroi për linjat e veçanta apo prioritare për shkollat. Madje edhe kur pothuajse i tërë stafi i shkollave është i prekur me koronavirus, ato nuk mbyllen pasi kjo rrëzon propagandën e Ramës.

Vokshi akuzon qeverinë se nuk po bën publike të dhënat reale për të infektuarit nëpër shkolla.

Ajo i drejton ministrisë disa pyetje në lidhje më këtë situatë:

1.Sa është numri i mësuesve të infektuar nga COVID19 që në nisje të vitit shkollor?
2.Sa mësues kanë humbur betejën më COVID19?
3.Sa është numri total i nxënësve të infektuar me COVID19?
4.Sa është numri total i testeve të bëra për mësuesit?
5.Sa është numri total i testeve të bëra për nxënësit?
6.Sa është numri i testeve të bëra për familjarët apo kontaktet e mësuesve/nxënësve?7.Pse nuk ka një raportim ditor për arsimin?