Ndërsa Vladimir Putin tha gjatë një takimi me presidentin e Bjellorusisë, Lukashenko, se ka zhvillime pozitive në negociatat mes Moskës dhe Kievit, presidenti Ukrainas ka një tjetër qëndrim.
Në një video të publikuar në kanalin e tij në “Telegram”, Volodymyr Zelensky shprehet se Ukraina ka arritur tashmë në një pikë kthese strategjike.
“Ne jemi tashmë në rrugën e fitores”, tha ai.
Ndërkohë, në një tjetër video, Zelensky komenton vendimin e Rusisë për të bërë pjesë të ushtrisë së saj mercenarë nga Lindja e Mesme dhe Siria.
“Raketa, bomba, artileri e rëndë dhe tashmë edhe mercenarë nga Siria. Ata do të kryejnë vrasje në një tokë të huaj”, tha Zelensky.
