Apple ka ndaluar shitjen e produkteve të saja në këtë shtet, ndërkohë që Meta ka ndaluar mediat më të mëdha të vendit të publikojnë video në rrjetet sociale. Nga ana tjetër Google ka bërë të mundur që videot brenda Rusisë të mos monetizohen.

Tashmë Google do të prezantojë dhe një shërbim të ri të quajtur Air Raid Alerts i cili do të jetë i integruar në Google Play Services. Disa rreshta kodimi janë parë në gjuhën angleze që informojnë se Google do të sjellë njoftime mbi sulmet ajrore, por ky shërbim do të ofrohet dhe në gjuhën ukrainase apo ruse.

Integrimi në Google Play Services do të bëjë të mundur që shumica e smartphone-ve Android të përfitojnë nga ky shërbim, dhe nëse nuk e kanë instaluar një aplikacion të tillë.

Google konfirmoi ekzistencën e këtij shërbimi duke thënë: “Pas kërkesës dhe me ndihmën e qeverisë ukrainase, përdoruesit e smartphone-ve Android do të mund të marrin njoftimet Air Raid Alerts përmes Google Play Services. Ky sistem përdor mekanizmin e Google të krijuar për njoftimet në rasitn e tërmeteve. Ky sistem është plotësues dhe mbështetet në të njejtët baza informacione që qeveria përdor në sistemet e alarmit ndaj sulmit ajror.”

Ky shërbim është ende në fazë testimi, por do të publikohet brenda disa ditësh për qytetarët në Ukrainë.