Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka folur sërish me popullin e Ukrainës këtë pasdite, ku është shfaqur jo me kostumin e zyrtarit, por me një uniform ushtarake.

Në fjalimin e tij, ai e krahasoi luftimet si tingull të një perdeje të re të hekurt që po mbyll Rusinë nga bota e qytetëruar. Ai shton se është detyra e Ukrainës që kjo perde të mos bjerë në territorin e tyre.

Ai ka folur për një pauzë operacionale dhe pretendon se forcat ukrainase kanë mbrojtur me sukses rajonin lindor të Donbasit, si dhe kanë luftuar pranë Kharkiv.
Zelensky thotë se zona më problematike është në Kherson në jug të vendit, ku trupat ruse janë zhvendosur në veri nga Krimea e aneksuar.

Në veri, ai thotë se armiku po vazhdon të shtyjë në rajon dhe ai ka përshkruar luftime të rënda në Çernobil.
Ai flet gjithashtu për humbjet e trupave si dhe për ushtarët rusë të kapur.

Zelensky thotë se shumë aviacion dhe automjete ruse janë shkatërruar, dhe shton se shumë rusë janë shokuar me atë që po ndodh.