Del harta e zonave që janë pushtuar nga Rusia. Sipas CNN Rusia e ka rrethuar Ukrainën nga tre anët dhe lokacionet ukrainase po marrin raketa të lëshuara nga toka dhe deti.

Lajmi konfirmohet nga një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Ndërkaq më herët kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka marrë vendimin për të shpallur shtetrreethimin në kryeqytetin e Ukrainës.

Vendimi u mor pas sulmeve ruse në Ukrainë dhe se shtetrrethimi nis që nga ora 22:00, pra do të jetë gjatë natës.

Gjithashtu është bërë e ditur se transporti publik nuk do të i disponueshëm këto ditë. Stacionet e metrove do të shërbejnë si vendstrehime.