Deputeti i PD, Flamur Noka: PD po aplikon një procedurë të demokracisë direkte dhe ky është një moment historik sepse demorkatët po vendosin sot me votën e lirë për t’u ndarë nga një periudhë e pengmarrjes së kuvendit të tyre dhe për t’u futur në një periudhë të re ku do jemi më të bashkuar, më të hapur më të fortë. Ky është një moment që duhet vlerësuar. Sic e keni parë ka qenë një vërshim nga anëtarët e PD nga çdo qytet i vendit. Ju keni qenë pjesë e një procesi më të pastër se kurrë të zbatuar nga PD. Sot demokratët kanë vendosur për t;u ndjerë më të lirë në cdo cep të sShqipërisë.
A janë shifrat e Bashës më të larta?
Në një sallë ku ishin 1800 karrige Lul Brava kishte vendosur 5004 delegatë. Pra i bie 3 delegatë për karrige, kjo është barcaletë. Shifrat ua ka dhënë dhe do ua japë Komisioni.
Pavarësisht bravave, Lul Brava nuk mund t’ua mbyllë rrugën demorkatë ve në asnjë moment. Ai mund të mbylle vetë sic është mbyllur në bunker. Takimi i tij sic e patë ju ishte takim punonjësish call-centerash. Kishte pak demorkatë por edhe ish kryetarë bashkish socialiste.