Dy adoleshentët në Britani që vranë transgjinoren 16-vjeçare Briana Gay janë dënuar 20 vite burg.

Scarlett Jenkinson u dënua me 22 vitesh burg, ndërsa Eddie Ratcliffe me 20 vite. Dy 16-vjeçarët u shpallën fajtor për akuzën ‘vrasje brutale me paramendim’ , si dhe homofobi.

Nga ekspertiza ligjore rezulton se viktima është goditur 28 herë me thikë. Dy të rinjtë kanë rrëfyer detaje makabre psikiatrit, duke thënë se “donim t’i merrnim sytë Brianës”.