Ditën e sotme do të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë fëmijët e familjes Meta, të akuzuar për vrasjen e babait të tyre, Pëllumb Meta.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur që në datën 10 shkurt në Shënavlash, ku një prej djemve të familjes e ka qëlluar 4 herë me armë, e më pas, në bashkëpunim me motrën dhe vëllain e tij, e kanë varrosur në kasollen e bagëtive, ku më pas e shpallën të zhdukur.

Nga ana tjetër Blerina Meta, nëna e tyre, vendndodhja e të cilës mbahet sekret për shkak të sigurisë, ndodhet nën hetim në gjendje të lirë e dyshuar se kreu veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.