Moti i vranët do të vijojë të jetë mbizotërues në territorin shqiptar. Por pritet që herë pas here, vranësirat të sjellin edhe reshje afatshkurtra shiu të karakterit lokal. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por do të pësojnë ulje në zonat jugore në mesditë duke u luhatur nga 13 deri në 31 gradë celcius. 

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/orë nga drejtimi veri-perëndimor duke sjellë dallgëzim 2-3 ballë.