Etleva Kurti mbeti e vrarë ditën e sotme, pasi u qëllua me armë teksa qëndronte në oborrin e banesë së saj. 31-vjeçarja ka qenë në oborrin e banesës kur një person ka dalë nga një makinë dhe  ka qëlluar me armë zjarri, e më pas është larguar me ndihën e shoferit që e priste. Dan Hutra ka shtënë tre herë drejt Kurtit. Edhe pse është transportuar drejt spitalit të Traumës, ajo nuk ka mundur të mbijetojë.

Ajo jetonte së bashku me nënën e saj.

Viktima është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burg përjetë, ngjarje e ndodhur në 2018. Ky i fundit vrau një grua dhe bashkëshortin e saj.

Nënë e bijë jetonin të vetme dhe nuk kishin konflikte me njeri.