Policia ofron 10 mijë euro për këdo që jep informacion për kapjen e Habib Rexhës, autorit të dyshuar të vrasjes së Arjan Gosës sot në Kavajë. Arsyeja e vrasjes dyshohet të jetë hakmarrja. Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës, që u vra disa muaj më parë nga vëllai i Arjan Gosës, Edmond Gosa.

“Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.”, njofton policia. /abcnews.al