KORÇA
Policia e Korçës ka arrestuar pas 5 vitesh, Angel Miçanin si bashkëpuntor në vrasjen e Marsel Osmanit në 2016 në Korçë.Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në 29 gusht 2016, kur në një lokal pronari bashkë me truprojën kanë rrahur me sende të forta një të tretë, duke i shkaktuar vdekjen.

Lokali ndodhet në aksin Korçë-Bilisht, afër fshatit Dishnicë.

Angel Miçani rezulton të ketë qenë bashkëpuntor i dy autorëve në vrasje

NJOFTIMI NGA POLICIA

Korçë


Shkon në 3 numri i të ndaluarve, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 29.08.2016, në një lokal në afërsi të fshatit Dishnicë, ku pas një konflikti me sende të forta, gjeti vdekjen një 23-vjeçar.

Ndalohet bashkëpunëtori i tretë i kësaj ngjarjeje, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” me pasojë vdekje, kryer në bashkëpunim.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, u bë ekzekutimi i vendimit penal për ndalimin e shtetasit A. M., 33 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 29.08.2016, në një lokal në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit O. Z., dhe Ll. D., (pronari i lokalit dhe truproja), kanë plagosur me sende të forta shtetasin M. O, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen disa ditë pas ngjarjes, në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dhe provat e grumbulluara, rezulton se bashkëpunëtor me dy shtetasit e mësipërm (të cilët janë ndaluar më parë nga Policia) ishte edhe shtetasi A. M.

Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme